Shoqatat tona, të themeluara me qëllim që të pasurojnë anën shpirtërore të njerëzve tanë të zënë gjatë ditës me punët e kësaj bote, përpiqen t’u shërbejnë të gjithë anëtarëve të shoqërisë në zonat ku ndodhen, një nga një. Pa marrë parasysh moshën, profesionin, racën, ngjyrën apo mendimin politik, shoqatat tona e mbajnë derën dhe zemrën plotësisht të hapur për këdo, nga 7 deri në 70 vjeç. Hoxhallarët tanë me detyrë në shoqata i vizitojnë shpesh tregtarët e lagjes dhe, me selamin e ëmbël e fytyrën e qeshur, ndajnë me ta gëzimet dhe hidhërimet. U gjejnë zemrën të moshuarve, përfitojnë nga përvoja e tyre, u japin drejtim të rinjve e fëmijëve, i bashkojnë dhe formojnë kuvende fetare e shoqërore. Janë me banorët e zonës në ditët e gëzueshme e të trishtuara, si dasmat dhe xhenazet. Luftojnë derisa të mos mbetet asnjë njeri që nuk e njeh Kuranin Fisnik, që nuk falet, që nuk është në paqe me Zotin e tij. Sipas nevojës së njerëzve, në ditë të caktuara të javës mbajnë ligjërata dhe këshilla në zonën e tyre dhe formojnë kuvende në fusha të tjera të dijes. Kur caktojnë ditën dhe orën, zgjedhin kohë në të cilat njerëzit mund të marrin pjesë lehtë, dhe me sjelljet e tjera të përzemërta përpiqen të fitojnë dashurinë e Zotit dhe të njerëzve. Shkurt, shoqatat tona janë qendra irshadi që synojnë t’ia çojnë shërbimet fetare e shpirtërore njerëzve tanë deri në lagje, në shtëpi, në dyqan, deri në prag të derës.
Na telefononi
Për informacion të detajuar rreth shoqatave tona, ju lutemi na kontaktoni
