Fëmijët tanë të çmuar, që dëshirojnë që jeta e tyre e mëtejshme të jetë më e nderuar, më e vlefshme, më dinjitoze dhe më e pjekur se ajo e mëparshme, dhe familjet e tyre të vëmendshme, i presin dhe i zgjedhin Kurset tona verore me një emocion dhe dëshirë të veçantë. Kurset tona verore me konvikt dhe ditore, që i hapim në rrethe të ndryshme të Stambollit, në radhë të parë në rrethin Fatih, zgjasin rreth 1,5 muaj. Gjatë kësaj kohe, përveç veprimtarive të arsimit dhe mësimdhënies, organizohen veprimtari shoqërore e kulturore, si dhe ekskursione e sohbete.
Në këtë periudhë të shkurtër prej 1,5 muaji, ndërsa u ngjallim fëmijëve tanë ndërgjegjen e adhurimit, përpiqemi të ndërtojmë një personalitet të drejtë me ndjeshmëri ndaj hallallit dhe haramit. Çfarëdo që jeta jonë të na japë apo të na heqë, tri gjëra që një musliman nuk duhet t’i humbasë kurrë, ua mësojmë mirë dhe ua bëjmë të mësuara përmendësh:
1- Besimi te Allahu (xh.sh.)
2- Besimi te i Dërguari i Allahut (s.a.v.)
3- Respekti dhe nënshtrimi ndaj Kuranit Fisnik









