Libri më i lexuar dhe më i dobishëm në të gjitha kohërat është vetëm Libri i Allahut, Kurani Fisnik. Ai që beson në të, është sikur të ketë besuar në të gjitha librat e shpallur. Ai që e lexon, është sikur t’i ketë lexuar të gjithë librat, dhe ai që vepron sipas tij, fiton sa ai që ka vepruar sipas të gjithë librave të vërtetë. Ndërsa të shkruarit e një libri të ngjashëm me të është e pamundur, të besuarit në të dhe të mësuarit përmendësh është e mundur për këdo. Ekziston një pozitë më e nderuar edhe se shkrimi i një vepre letrare të denjë për çmimin Nobel, dhe ajo është të mësuarit e Kuranit Fisnik dhe të vepruarit sipas tij.
Cila vlerë në jetë është çmuar siç duhet? Herë fëmijët nuk e kanë kuptuar këtë të vërtetë të madhe, që e kanë kuptuar prindërit. Herë tjetër shoqëria nuk e ka çmuar siç duhet atë që e kanë kuptuar fëmijët e vegjël. Për këtë arsye, edukimi i hifzit është bërë aq i vështirë dhe i mundimshëm sa të hash kikirikë prej hekuri. Nuk duhet harruar se përballë çdo vështirësie ka dy lehtësira. Nuk duhet harruar se ai që është me Librin e Allahut, do ta ketë Allahun pranë vetes. Ajo që kuptojmë nga edukimi fetar është që fëmijët tanë, në vend që ta mësojnë Kuranin Fisnik thjesht përmendësh, të fitojnë një ndërgjegje që do të japë gjithçka, edhe jetën nëse duhet, me dashuri për Librin e Allahut dhe për fenë e Tij. Bashkë me këtë, të fitojnë edhe edukatën e dijes përpara dijes dhe ndërgjegjen e ibadetit.
Pavarësisht gjithë përpjekjeve për t’i çnderuar, bëhen punët e nevojshme që nxënësit e Kuranit të kenë më shumë nderim në shoqërinë ku jetojnë dhe të kenë vetëbesim të plotë. Bëhet përpjekje që ata të mos turpërohen nga gradat e tyre, por të kenë një thellësi që t’u japë të tjerëve dëshirë për t’i ndjekur. Nuk i lëmë pas dore as familjet e fëmijëve që edukojmë; i informojmë se si ta përjetojnë privilegjin dhe përgjegjësinë e të pasurit një fëmijë hafiz.
Për të marrë informacion të hollësishëm rreth medreseve tona, ju lutemi na kontaktoni.











