Fondacioni Erenler për Dituri dhe Shërbim u themelua në vitin 1997 për të fituar kënaqësinë e Allahut. Në përputhje me qëllimin e themelimit, ai ka si parim hapjen e institucioneve arsimore të respektuara dhe të medreseve. Për këtë arsye, qëllimi themelor është edukimi i hoxhallarëve të besimit të ehli-sunnetit ve-l-xhematit, që nuk e duan dunjanë.
Në fondacionin tonë ka 250 nxënës të shkollës sibjan, 250 nxënës të hifzit, 750 nxënës të gjuhës arabe, 100 nxënës të specializimit (ihtisas), si dhe rreth 1000 nxënës ditorë që çdo verë vijnë në medresetë dhe shoqatat tona për të marrë mësim.
Në shoqatat tona kryhen çdo ditë aktivitete të urdhërimit për të mirën dhe organizohen ligjërata javore.







