Njoftime
Zeqati për Nxënësit e Dijes

Mar
Çfarë është zeqati? Dispozita e zeqatit
Për ata që konsiderohen fetarisht të pasur, u është bërë detyrim të bëjnë pagesa në përmasa të caktuara, nga secila prej kursimeve të tyre në para, mallra tregtie, bagëti të kullotës, drithëra e të korra, për ata që fetarisht konsiderohen në nevojë. Allahu i Lartësuar e ka bërë farz adhurimin e zeqatit për ata që konsiderohen fetarisht të pasur dhe ka sqaruar në Kuranin Fisnik, në ajetin 110 të sures Bekare, se ata që e plotësojnë këtë urdhër do ta shtojnë pasurinë e tyre. Përmes zeqatit pasuria që zotërohet pastrohet, bëhet e begatshme dhe shtohet. Ata që tregojnë ndjeshmëri për zeqatin lavdërohen në Kuranin Fisnik dhe në hadithet e shenjta dhe do të thirren posaçërisht nga dera e zeqatit të Xhenetit.
Kujt i jepet zeqati? A u jepet zeqat nxënësve?
Shprehja “ata që janë në rrugën e Allahut”, e përmendur në Kuranin Fisnik ndër kategoritë që u jepet zeqat, përfshin edhe nxënësit e dijes. Duke u nisur nga kjo, juristët islamë kanë theksuar me rëndësi çështjen e kujdesit ndaj nxënësve të dijes përmes zeqatit. Me zeqatin që i jepet një nxënësi dijeje, jo vetëm që kontribuohet në formimin e tij, por bëhet edhe pjesëtar i shërbimeve që ai do të bëjë deri në fund të jetës dhe madje i shpërblimeve që ai do të fitojë edhe pas vdekjes përmes nxënësve që ka formuar dhe përmes veprave të tij.
DHURO ZEQAT LLOGARITË TONA BANKARE